Në organizim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Gjenevës (AEAG l’Association des Etudiants Albanais de Genève), me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Universitetin e Gjenevës vjen shkrimtari dhe veprimtari i madh të çështjes shqiptare, Adem Demaçi. Ai do të mbajë një ligjëratë në kuadrin e konferencës “Një shekull histori në jetën e një shkrimtari”
“Kjo konferencë është e një rëndësie të veçantë pasi që mbahet në Universitetin e Gjenevës, ku do të jenë të pranishëm personalitete të shquara shqiptare dhe zvicerane të jetës akademike dhe publike në Gjenevë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Demaçi, i njohur si simbol i rezistencës shumëvjeçare, i burgosur i ndërgjegjes, është bartës i disa çmimeve ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe i çmimit Saharov.
Aktualisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Koeovës.
Konferenca mbahet me datën 23.02.2012 në ora 19h00 në ndërtesën Uni Mail (Bd du Pont-d’Arve 40 – 1205 Genève), në sallën R080.