Marrëveshja e arritur për vulat doganore ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin Brukselit, e ka afruar Serbinë drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës, shkruan e përditshmja sllovene “Delo”.
Sipas kësaj gazete edhe pse vula doganore, e cila për synim ka qarkullimin e normalizuar të mallit në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të përmbajë simbole shtetërore të Kosovës, kjo vulë e afron Serbinë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Delo”, ka vlerësuar se rezultatet janë arritur në raundin e fundit të bisedimeve, për shkak të trysnisë që Brukseli ka ushtruar te Serbia e Washingtoni te Kosova.