Socialdemokratët e Gjermanisë kanë votuar në favor të fillimit të bisedimeve zyrtare të koalicionit me konservatorët e kancelares Angela Merkel.
Kësisoj, Gjermania është shumë pranë krijimit të një qeverie të qëndrueshme, pas disa muajve të bllokadës politike. 362 delegatë të SPD-së votuan pro, ndërkaq 279 kundër, për të shtyrë përpara negociatat, përcjell albinfo.ch.
Udhëheqësit e partisë së qendrës së majtë më herët ishin pajtuar për një projekt paraprak të koalicionit me bllokun konservator të Merkelit.
Pak para se delegatët të votonin, kreu i SPD-së, Martin Schulz, bëri një lutje për delegatët, duke u thënë se vendimi i tyre shikohet nga afër në tërë Gjermaninë dhe Evropën.