Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaeie ka qenë shumë i ashpër në fjalimin e tij që ka mbajtur në hapje të ‘Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017’, transmeton albinfo.ch.
Ai deklaroi se shumë fusha që po e zbehin biznesin afarist të Kosovës ende duhet të luftohen.
“Zbardheni korrupsionin, ikni favoreve të pamerituara. Ne duhet të rrisim vendet e reja të punës për komunitetet dhe gratë”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan.
E, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se duhet ecur me rend dhe ligj.