Derisa në Los Anxhelos ndaheshin shpërblimet Oscar, platforma Netflix ka prezantuar trailerin për sezonin final të serialit “House of Cards”.
Ky do të jetë sezoni i parë dhe i fundit, në të cilin nuk merr pjesë Kevin Spacey, aktori kryesor, meqë i njëjti ishte përjashtuar nga Netflix pas pohimeve për abuzime brutale seksuale, përcjell albinfo.ch.
Në trailer, Robin Wright, e cila aktron Claire Underwood, është tashmë presidente e SHBA-së. Me buzëqeshje, plot vetëbesim, ajo pohon se gjithçka sapo ka filluar.
Videoja përfundon me citatin: “Përshëndetje për shefin”.