Treni ICE 373 që po vinte nga Berlini ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Interlaken Ost (BE), tha një zëdhënës i DB. Me këtë rast, lokomotiva dhe një vagon dolën nga binarët, tha ai.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:50 ndërmjet stacionit Basel-Bad që shërben nevojat e Gjermanisë dhe stacionin të qytetit, informon albinfo.ch. Relacioni pastja është mbyllur për trafik në të dy drejtimet.
Zjarrfikësit zviceranë kanë evakuuar me sukses rreth 240 pasagjerë, shtoi zëdhënësi i DB. Operacioni përfundoi rreth orës 22:45. Puna e pastrimit të binarëve është zhvilluar gjatë natës.
Kohëzgjatja e ndërprerjes së trafikut midis Zvicrës dhe Gjermanisë nuk është e njohur, informon albinfo.ch. Disa udhëtime trenash janë anuluar.