Për kontribut në shkollën shqipe, mësuesit Nexhmije dhe Rifat Hamiti dekorohen me mirënjohje, transmeton albinfo.ch.
Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf, Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva dhe Arta Selimi pritën në takim pishtarët e dijës, mësuesit Nexhimje Hamiti dhe Rifat Hamiti.
Me rastin e pensionimit te tyre Konsullata e Përgjithshme e RKS në Dyseldorf, kishte nderin dhe kënaqësinë të ndajë një mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore e kulturore.
Si mësimdhënës e studiues, për vite të tëra, me vullnet e punë të pandalshme, zonja dhe zotri Hamiti, kanë dhënë shumë për “Shkollën Shqipe” në Dyseldorf dhe më gjerë, duke mos harruar edhe të gjithë mësuesit në diasporë, bashkë me nxënësit e prindërit që mbajnë gjallë me dashuri e pasion mësimin e gjuhës dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare.
Duke u marrë për bazë përvoja dhe eksperienca shumë vjeçare, përkundër pensionimit të tyre, Konsulli i Përgjithshëm u shpreh se është i hapur dhe mirëpret çdo lloj bashkëpunimi në të mirë të “Shkollës Shqipe“. Sot në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf, Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva dhe zv.Konsullja Arta Selimi pritën në takim pishtarët e dijës, mësuesit znj. Nexhimje Hamiti & z. Rifat Hamiti.
Me rastin e pensionimit te tyre Konsullata e Përgjithshme e RKS në Dyseldorf, kishte nderin dhe kënaqësinë të ndajë një mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore e kulturore.
Si mësimdhënës e studiues, për vite të tëra, me vullnet e punë të pandalshme, zonja dhe zotri Hamiti, kanë dhënë shumë për “Shkollën Shqipe” në Dyseldorf dhe më gjerë, duke mos harruar edhe të gjithë mësuesit në diasporë, bashkë me nxënësit e prindërit që mbajnë gjallë me dashuri e pasion mësimin e gjuhës dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare.
Duke u marrë për bazë përvoja dhe eksperienca shumë vjeçare, përkundër pensionimit të tyre, Konsulli i Përgjithshëm u shpreh se është i hapur dhe mirëpret çdo lloj bashkëpunimi në të mirë të “Shkollës Shqipe“. /Albinfo.ch



