Në qendrën tregtare Mythen Center Schwyz në Ibach, dekoracioni i Krishtlindjes ka rënë nga tavani pasditen e së shtunës dhe është përplasur mbi vizitorët. Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Alarmi nga qendra është aktivizuar pas orës 14:00 të së shtunës. Shërbimi ambulantor i Schwyz-it dhe ai i Küssnacht-it kanë ardhur në vendin e ngjarjes, raporton “Bote der Urschweiz”. Aty ka arritur gjithashtu një helikopter shpëtimi, transmeton albinfo.ch.
Baza e zjarrfikësve në Schwyz dhe disa patrulla policie janë thirrur po ashtu për të ofruar mbështetje.
Brenda qendrës tregtare, në zonën e hyrjes, ishin shtrirë disa persona. Sipas informacioneve fillestare, aty është rrëzuar një pjesë e konstruksionit të një mbulese dekorative për Krishtlindje, përcjell albinfo.ch. Një person është lënduar aq rëndë sa që u desh të dërgohej me helikopter në një spital jashtë kantonit. Pesë persona të tjerë u dërguan në spitalet e afërta, me lëndime të lehta.
Për shkaqe sigurie u evakuua qendra tregtare. P