Grupi i vendeve më të fuqishme ekonomike ka miratuar sot deklaratë konsensusi për çështjet me të cilat përballet blloku, njoftoi kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë samitit në New Delhi. Kjo deklaratë bën të ditur se negociatorët kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e thella rreth luftës në Ukrainë, ndërsa nuk u dhanë detaje në lidhje me kompromisin, raporton aljazeera, përcjell albinfo.ch.
Grupi, i cili njihet si G20, është i ndarë për luftën në Ukrainë, pasi vendet perëndimore bëjnë thirrje për një dënim të fortë të Rusisë në Deklaratën e Liderëve, ndërsa të tjerët kërkojnë fokus në çështje më të gjera ekonomike.