Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë, me ç’rast para të pranishmeve është prezantuar edhe kandidati për deputet i kësaj dege në Austri, Besart Berisha, shkruan albinfo.at
Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pastaj kandidati tjetër për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, Xhemajl Berisha, Haki Berisha e shumë të tjerë që u pritën ngrohtë nga mërgata shqiptare në Austri.
“Në Austri në mbështetje të kandidatin tonë z. Besart Berisha një afarist i suksesshëm dhe sportist me emër në Austri dhe më gjerë, nga një familje e respektuar e Lugut të Baranit, që ka qenë gjithmonë në mbështetje të LDK-së dhe shtetit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës është alternativa e bashkatdhetarëve tanë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Avdullah Hoti përcjell albinfo.at.
Pos shumë figurave të tjera të rëndësishme të diasporës sonë shqiptare në Austri, me rëndësi të veçantë ishte edhe pjesëmarrja e kryetarit të PSHDK-së në Austri, Anton Marku, i cili ka mbështetur tubimin dhe kandidatët e LDK-së, ndryshe nga kryesia e kësaj partie në Kosovë e cila ka lidhur koalicion zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ky tubim është në vazhdën e tubimeve elektorale të cilat partitë politikë të Kosovës janë duke i zhvilluar nëpër diasporë.

