Shqipëria ka debutuar në Lojërat Olimpike Verore në vitin e largët 1972. Mungoi më pas deri në vitin 1992, por prej atëherë është paraqitur rregullisht.
Pra, në nëntë edicione nuk e ka fituar asnjë medalje. Medaljes i është afruar disa herë në peshëngritje, por pa ia dalë të zërë vend në podium.
Tani Shqipëria po e kërkon medaljen e parë në Paris. Dhe atë me sportistë të natyralizuar. Chermen Valiev, i natyralizuar nga Rusia, është një fitore larg medaljes së bronztë në mundje. Medaljen e synon edhe Islam Dudaev, po ashtu mundës i natyralizuar dhe me prejardhje nga Rusia.