Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, debutoi me Bazelin të shtunën duke u inkuadruar në minutën e 83-të në fitoren 2:0 të Bazelit kundër Xamaxit.
Ai ka zëvendësuar Valentin Stockerin, derisa ndeshjen nga fillimi e nisën Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, shkruan albinfo.ch.
Tani është publikuar përmbledhja e paraqitjes individuale të tij.
Në videon e gjatë pak më shumë se dy minuta, Zhegrova shihet shumë aktiv në krahun e djathtë, derisa e përfundon me sukses pothuajse secilin driblim të tentuar.
Kjo ishte vetëm ndeshja e parë për Edon Zhegrovën, që nga transferimi nga Genk.
Ai ka ardhur si huazim për 1 vit e gjysmë, me të drejtë blerje nga skuadra belge.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=121&v=HsnqOTJNua0