Autoritetet norvegjeze javën e kaluar kanë dëbuar një kosovar nga vendi i tyre për arsyeje ende të panjohura.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i dyshuari ka kanosur zyrtarin policor norvegjez, i cili ishte në përcjellje të tij, transmeton Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Rasti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 21 të këtij muaji.
“Më 21.03.2019 i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas dëbimit nga Norvegjia në Kosovë, ka kanosur zyrtarin policor norvegjez, i cili ishte në përcjellje të tij. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia nuk ka treguar identitetin e të dyshuarit dhe as arsyen e dëbimit të tij në Kosovë.