Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Gianni De Biasi, shumë shpejt do të zyrtarizohet si trajner i ri i Alavesit në Spanjë.
Italiani, që u largua nga Shqipëria pas gjashtë vjetëve, do të zyrtarizohet këtë javë si zëvendësues i Luis Zubeldias. Ai pritet të shikojë nga tribunat ndeshjen e së shtunës ndaj Real Madridit, përcjell Albinfo.
De Biasi në sezonin 2007/08 ishte pjesë e Levantes në La Ligë, ndërsa më parë ka menaxhuar edhe ekipet italiane Brescia, Torino dhe Udinese.
Alavesi ka humbur të gjitha pesë ndeshjet e para të sezonit me asnjë gol të shënuar.