Gjithçka e organizuar me përpikëri. Çdo detaj. 400 të ftuar, shumë yje e shumë njerëz të njohur nga politika e jeta e ‘shoubizit’.
Mbrëmë janë martuar njëri nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare, aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Dasmën madhështore e kanë organizuar në Pallatin Presidencial në Tiranë, duke qenë njëra nga dasmat më organizuara kohët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Disa fotografi janë postuar më pas edhe në rrjetet sociale. Edhe politikanët janë bërë bashkë dhe janë argëtuar, duke lënë anash, inatet politike.

