Departamenti amerikan i Shtetit, ka kritikuar vendin tonë pasi Qeveria kosovare nuk i zbaton plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut, ndonëse bënë përpjekje për t’i arritur ato.
Në vlerësimet e përgjithshme për Kosovën, në Raportin Vjetor për Trafikimin e Njerëzve të vitit 2011, thuhet se Kosova është burim, destinacion dhe ndoshta edhe vend tranziti për gratë e trafikuar për seks dhe fëmijët që trafikohen për t’u bërë lypsarë.
Në këtë raport vlerësohet se në veriun e Kosovës, rajon ky jashtë kontrollit të Prishtinës, ndodh trafikimi i brendshëm i serbëve të Kosovës.
Rekomandimi për Kosovën i Raportit të DASH-it, për trafikimin e njerëzve është përmirësimi i identifikimit të viktimave dhe vazhdimi i fushatave publike për ndërgjegjësimin e popullatës për rreziqet e trafikimit.