Në anije ka valuar flamuri kombëtar, sipas traditës shqiptare që nusja prihet nga bajraku, njofton albinfo.ch.
Më pas ceremonia martesore ka vazhduar në një sallë madhështore ku të ftuar kanë qenë mbi 300 mysafirë nga Kosova, Zvicra dhe Gjermania, kurse të pranishmit i ka argëtuar këngëtarja Afërdita Demaku.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe shumë miq zviceranë të familjes Berisha të cilët mbetën të impresionuar nga ceremonia martesore.
Për shkak se çifti ka familjet në Zvicër, kishin vendosur që edhe këtë gëzim familjar ta ndajnë së bashku me miqtë e tyre në Zvicër.
Hasan Berisha është djali i biznesmenit të njohur nga Peja, Rexhep Berishës.
Albinfo.ch



