Një orë pas suspendimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë, Dardanët që u larguar nga tereni nuk u kthyen dhe arbitri përfundoi ndeshjen.
Dardanët në minutat e fundit pas thirrjeve “Serbia, Serbia” dhe një përleshje fizike të kapitenit Amir Rrahmani me futbollistin rumun Alibec, u larguan nga fusha.
Lojëtarët e Rumanisë ishin në fushë, kur doli arbitri për të përfunduar ndeshjen.
Kosova kështu rrezikon ta humbë ndeshjen me rezultat 3:0.