Zyrtarët danezë të shëndetësisë thanë se janë regjistruar pesë raste të variantit Delta, pas ndeshjes së futbollit me Belgjikën.
Menjëherë autoritetet u kanë bërë thirrje çdo mbështetësi që ka marrë pjesë në ndeshjen e 17 qershorit që t’i nënshtrohen një testi COVID-19.
Ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, tha në Twitter se rreth 4,000 njerëz ishin ulur pranë pesë personave që kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta.
Ndërsa, kreu i Agjencisë Daneze për Sigurinë e Pacientit tha se individët u infektuan në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.
“Agjencia ka punuar ngushtë në zbulimin efektiv të infeksionit, me Federatën e futbollit të Danimarkës”, shtoi Heuncike.
Sakaq, dy raste të tjera pozitive u regjistruan pas ndeshjes së Danimarkës kundër Rusisë, ditën e hënë.
Të total, Danimarka ka raportuar 247 raste të variantit Delta, i cili është zbuluar së fundmi në Indi.
Gjatë vitit 2020, COVID-19 u përhap gjerësisht pas ndeshjeve të “UEFA Champions League” dhe “Europa League” mes klubeve italiane dhe spanjolle.
Ekspertët e shëndetësisë ngritën asokohe dyshimin se grumbullimet e mëdha në stadiume kishin përhapur infeksionin, i cili më vonë u kthye në epidemi si në Itali, po ashtu edhe në Spanjë.