Danimarka pritet të vendosë sërish në fuqi certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19, dy muaj pasi e kishte ndaluar përdorimin e tyre.
Të hënën, për të pestën ditë me radhë, Danimarka raportoi më shumë se 2.000 raste të reja ditore me COVID.
Kryeministrja Mette Frederiksen tha se rivënia në fuqi e kësaj certifikate “do të vështirësojë kryesisht të pavaksinuarit”.
“Kështu duhet të jetë”, u shpreh ajo.
Rivënia në fuqi e kësaj certifikate bën që vetëm personat e vaksinuar të mund të futen në ambientet e brendshme të lokaleve, restoranteve, apo institucioneve të ndryshme.
85.9% e qytetarëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar me dy doza në Danimarkë.