“Qeveria daneze, të cilën e udhëheq një pakicë e qendrës së djathtë, nuk dëshiron të pranojë përgjegjësinë”, tha Stejberg, e cila është konsideruar si përfaqësuese e vijës së ashpër rreth problemit me emigrantët.
“Unë nuk besoj se këtë vit kemi vend për refugjatë sipas sistemit të kuotave”, tha Stejberg.
Ajo vuri në dukje se Danimarka në vitin 2012 ka marrë rreth 56,000 azilkërkues dhe tashmë është e nevojshme për integrimin e atyre në Danimarkë, përcjell albinfo.ch.
Partia kundër emigrantëve, e cila mbështet qeverinë e pakicës, mbështet propozimin për një ligj të ri kundër refugjatëve të pranuar, e partia opozitare Popullore Socialiste ka kundërshtuar, duke argumentuar se me mbylljen e dyerve për refugjatët do të thotë të refuzohen “refugjatët më të dobët në botë”.