Në një njoftim të fundit, autoritetet daneze kanë treguar se po mbyllin përkohësisht kufirin me Gjermaninë për shkak të përhapjes së koronavirusit në qytetin e Flensburgut në Gjermaninë veriore, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, Ministria daneze e Drejtësisë njoftoi futjen e një shkalle më të lartë të kontrolleve kufitare në të gjitha pikat kufitare, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Web-faqja zyrtare e autoriteteve lokale në qytetin gjerman të Flensburg-ut njoftoi se shkalla e infeksionit është 193 për 100 mijë banorë dhe se prania e varianteve të mutuara të virusit është konfirmuar në 50% të rasteve.
Nga nesër në këtë qytet gjerman do të vendoset një shtetrrethim që zgjat nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit.