Dhjetëra kontrollorë kanë dalë në pikat kufitare, ndërsa zemërimi është i madh.
Një politikan gjerman ka kërkuar që të bojkotohen pushimet në Danimarkë.
“Nëse Danimarka vendos kontroll në kufi në periudhën e pushimeve, unë mund të rekomandoj vetëm që të ktheheni mbrapsht e të bëni më mirë pushime në Poloni ose në Austri,” tha Ministri për Evropën i Hesenit, Jërg-Uve Hahn.
Gjermanët kanë më shumë frikën e ndalesave në trafik, sidomos kjo frikë bëhet evidente tek kompanitë e mëdha që bëjnë transport.
Kontrolli në kufi është propozuar nga një parti e djathtë anti- emigrantësh. Zyrtarët danezë thonë se kjo masë do forcojë luftën ndaj trafiqeve e krimi.