Tani që gjenerata e tretë e BMW X3 është në shitje, gjiganti gjerman ka publikuar një video për të treguar evoluimin e modelit të njohur në dy gjeneratat e fundit.
Dizajni i jashtëm tregon dallimet në kënde dhe se gjenerata e tretë ka zëvendësuar me më shumë stil detajet e gjeneratës së dytë.
Sa i përket pjesëve anësore të modeleve, ato kanë mbetur pothuajse identike, transmeton Albinfo.ch.
Në brendi, gjenerata e re ka materiale më të reja dhe më kualitative.
Për të parë të gjitha dallimet shikoni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=AZanRyk_VDg