Një incident ka ndodhur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Romës dhe CSKA Moskës.
Nga informacionet e para që raportohen në mediat italiane, ka pasur incidente që kanë përfshirë tifozët e CSKA Moskës në një shkallë lëvizëse.
https://www.youtube.com/watch?v=BjA9Qy2D6ok
Trenat e metrosë vazhdojnë të kalojnë pa u ndalur në stacion. Pesë tifozë rusë të CSKA-së së Moskës, teksa ishin në kryeqytetin italian, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës, u plagosën për shkak të rrëzimit të një shkallë lëvizëse brenda stacionit të metrosë në Romë, përcjell albinfo.ch.
Incidenti ndodhi ndërsa në platformën e trenit kishte rreth 40 tifozë të tjerë dhe shumë ishin jashtë stacionit.
Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e emergjencës vepruan në vend.