Biletat për të ndjekur nga afër festivalin e këngës evropiane, Eurovizion, tashmë kanë dalë në shitje.
Organizatorët kanë thënë se bileta më e lirë kushton 72 euro, ndërsa më e shtrenjta 500 euro, shkruan KP, përcjellë albinfo.ch.
Këtë vit, Eurovizioni do të mbahet më 14,16 dhe 18 maj në Tel Aviv në Izrael.
Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Jonida Maliqi e cila do të këndojë në natën e dytë, më 16 maj.
Ajo do të performojë këngën e saj “Ktheju tokës” e 14-ta me radhë.