Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot rreth orës 13 nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund ka kryer vetëvrasje.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të vrarëve do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.