Mungesa e madhe në grumbullimin e Shqipërisë për ndeshjet e muajit mars ishte padyshim Mirlind Daku. Sulmuesi ka qenë protagonist gjatë eliminatoreve të Evropianit dhe ka qenë rregullisht pjesë e grupit kuqezi.
Në sfidën e sotme të Rubin Kazan ndaj Akhmat Grozni, Daku ishte ai cili dha asistin për golin e avantazhit të skuadrës së tij në minutën e 12-të të sfidës, duke pasuar për Randjeloviq në zonë, transmeton albinfo.ch.
Më pas, vetë sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 35-të të ndeshjes, duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij, teksa shënoi golin e 5-të personal në këtë edicion në futbollin rus.
Kjo ishte përgjigja më e mirë për të gjithë ata që vinin në dyshim aftësitë e tij dhe një mesazh i qartë edhe për Sylvinhon.
Goli
https://streamin.one/v/11d7f5e9