Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Grabanica të Klinës, gjegjësisht për familjen Baleci.
Nipi i tyre, 12 vjeçari, D. Gashi nga Berliqi i Deçanit, gjeti vdekjen teksa u kishte shkuar për vizitë, njofton Klan Kosova.
Ai dyshohet se u vra aksidentalisht nga daja i tij bashkëmoshatarë, teksa kishin dal së bashku për shëtitje me një armë gjahu, përcjell albinfo.ch.
Viktima menjëherë është dërguar në emergjencën e Klinës, mirëpo aty u konstatua se nuk kishte shenja jete.
Sipas policisë së Kosovës bëhet fjalë për dy të mitur 12 dhe 13-vjeçar, derisa hetimet janë duke vazhduar edhe pse vdekja është cilësuar si aksidentale.
Gjyshi i viktimës ka thënë se arma ishte e tij, derisa ka treguar se si ka ndodhur rasti. Viktima për pak ditë do të duhet të udhëtonte drejt Gjermanisë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=101&v=uw41Abg3QFE