Këngëtarja Miley Cyrus ia ka zënë vendin bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth, në premierën e filmit “Isn’t It Romantic” pasi ai kishte probleme shëndetësore.
Cyrus në premierë ka bërë shaka duke thënë se kjo është gjëja më e mirë që ka bërë për bashkëshortin, përcjell albinfo.ch.
“Jam këtu, e veshur për të promovuar filmin e burrit tim, prandaj është gjë e mirë. Më ka borxh”, ka thënë Cyrus, gjatë parakalimit në tepihun e kuq të filmit komedi-romancë.
Hemsworth që u martua me këngëtaren Cyrus në një ceremoni private në muajin dhjetor, u hospitalizua për shkak të gurëve në veshkë, kanë raportuar mediat amerikane.
Ai gjithashtu ka munguar në performancën e këngëtares Cyrus në ndarjen e çmimeve muzikore “Grammy”. Në filmin “Isn’t It Romantic” në rolin kryesor është aktorja Rebel Wilson.