Cyrihu ka vendosur për ashpërsim të qasjes ndaj atyre që vijnë për të banuar në këtë kanton, nga jashtë vendit apo nga kantonet tjera. Kështu, cilido që e bën Kantonin e Cyrihut vendbanim të përhershëm duhet të kalojë nën kontrollin e policisë e cila do të verifikojë nëse ai ka kryer vepra penale apo nëse ndaj tij është duke u zhvilluar ndonjë ndjekje, bën të ditur srf.ch.
Vendimin për këtë trajtim të ashpërsuar të banorëve të rinj e ka miratuar sot Parlamenti i Kantonit në leximin e parë. Ndërsa poqese parlamenti e voton ndryshimin e ligjit për policinë edhe në leximin e dytë, policia në të ardhmen ka të drejtë t`i verifikojë të gjithë të posaardhurit, edhe nëse nuk ka ndonjë dyshim konkret ndaj tyre.
Përfaqësuesit e partive të majta në këtë parlament kanë tërhequr vërejtjen se është e papërshtatshme që të bëhet kontrollimi në rrethanat kur brenda vitit në kanton vijnë rreth 100 mijë banorë të rinj, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, partitë e djathta kanë theksuar se verifikimi i rasteve të ndjekjes penale të të porsaardhurve ka më shumë peshë se sa liria personale e qytetarëve.