Këtë renditje e gjeni në “Top 500″ të «Handelszeitung».
Kompania më e fuqishme, sikur vitin e kaluar, është ajo e Gjenevës „Vitoli“, me 287.9 miliardë franga zvicerane. Tri vende më lart janë ngjitur „Glencore International“, „Trafigura und Mercuria“, „Trading Company Rohstoffhändler“.
Në këtë ranglistë megjithatë ka pasur ndryshime. “Coop”-i zviceran është renditur në vendin e 12-të (viti paraprak 10), ndërsa “Migros” në vendin e 13-të (11).
„Swisscom“ është renditur në vendin e 20 (viti paraprak 18), Posta zvicerane në vendin e 26-të (22) dhe SBB në të njëjtin vend, në atë të 29-tin.
153 kompani me më shumë se një miliard të ardhura
153 kompanitë e analizuara, 500 prej tyre kanë qarkullim vjetor prej rreth 1 miliard frangash. Bëhet fjalë për „Allreal Holding“, „Ikea“, „Würth-Gruppe“ etj.
Më së shumti punëtorë në Zvicër ka „Nestle“. Në këtë kompani ka të angazhuar 339.000 punëtorë, për 3.4 për qind më shumë se vitin e kaluar.
ABB gjithashtu ka të punësuar 146.100 (deri 9.4 për qind) dhe “Novartis” 130.115 punonjës (5.2 për qind)