Katër qendra të mëdha vaksinimi kanë filluar nga puna të martën në kantonin e Cyrihut.
Puna në qendrat e vaksinimit në Triemlispital, në Oerlikon, Winterthur dhe Dietikon ka filluar në qetësi dhe pa probleme, është shprehur një zëdhënëse e departamentit shëndetësor të Cyrihut, duke ju përgjigjur agjensisë së lajmeve Keystone-SDA.
Pas këtyre 4 qendrave, të mërkurën do të pasojnë qendrat e vaksinimit në Bülach, Uster dhe Wetzikon ndërsa ato në Affoltern dhe Horgen, të enjten.
Numri i personave të vaksinuar ditën e parë të operimit në këto qendra do të bëhet i ditur të mërkurën.
Qendrat nuk janë duke funksionuar ende me kapacitet të plotë me sasinë e vaksinës që është aktualisht në dispozicion, transmeton albinfo.ch.
Sipas departamentit të shëndetësisë, 65,000 termine për vaksinat e para janë caktuar deri më tani për muajin prill. Takime të lira janë ende në dispozicion.