Flamujt ukrainas kanë valëvitur mbi qytetin më të madh të Zvicrës që kur Rusia sulmoi vendin më 24 shkurt 2022, përcjell albinfo.ch.
Por, me afrimin e dyvjetorit të pushtimit, bashkia vendosi të heqë flamujt verdheblu.
Arsyeja për këtë lëvizje, shpjegoi qyteti, është se valvitja e flamujve të huaj për një periudhë kaq të gjatë kohore “nuk është praktikë e zakonshme”.
Megjithatë, përpara se të hiqen flamujt, qyteti dhe kisha Grossmünster do të mbajnë, të shtunën, një ngjarje përkujtimore për paqen në Ukrainë.