Cyrihu dhe Gjeneva ende mbesin dy qytetet më të shtrenjta në botë, sipas renditjes vjetore të 77 zonave metropolitane nga banka zvicerane “UBS”, derisa Kairo mbetet qyteti më i mirë, shkruan “Swissinfo.ch”.
Dy qytetet zvicerane ndodhen para Nju Jorkut, Oslos dhe Kopenhagës, gjithnjë sipas raportit për koston e jetesës, përcjell albinfo.ch.
Cyrihu është më i shtrenjtë se Gjeneva për të prerë flokët, ndihma shtëpiake, pastrimin kimik, derisa dallimi i dytë më i madh ishte në pajisjet elektronike (+ 16%) si smartfonë, televizorë dhe tableta.
UBS ka llogaritur një shportë prej 128 mallrave, derisa është përjashtuar qiraja, kostoja e vetme më e madhe për shumicën e njerëzve.
Në vendin e tretë është Oslo në Norvegji, duke u pasuar nga Kopenhaga, Nju Jorku, Tokio, Milano, Londra, Çikago dhe Helsinki.
Top 10
- Cyrih
- Gjeneva
- Oslo
- Kopenhagë
- Nju Jorku
- Tokio
- Milano
- Londër
- Chikago
- Helsinki