Zvicra njihet për një nga vendet më të shtrenjta në botë. Përjashtim këtu nuk bëjnë as qytetet e saj.
Cyrihu dhe Gjeneva janë renditur në mesin e dhjetë qyteteve më të shtrenjta në botë, shkruan albinfo.ch.
Kështu është bërë e ditur sipas një ankete të Institutit “Economist Intelligence Unit”, me seli në Londër.
Cyrihu ndodhet në vendin e 4-t, derisa Gjeneva e pesta.
Parisi është në krye të listës së qyteteve më të shtrenjta në botë, së bashku me Hong-Kongun dhe Singaporin. Kjo është hera e parë që tri qytete ndajnë vendin e parë, kurse nga qytetet evropiane është edhe Kopenhaga.
Anketa ka një histori 30-vjeçare dhe ajo i krahason çmimet në 133 vende të botës.
Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe: Osaka, Seuli, Nju-Jorku, Tel-Avivi dhe Llos Angjellesi.
Listën e qyteteve më të lira në botë e kryesojnë: Karakasi, Damasku dhe Tashkenti.