Në vitin 2000 në Universitetin Cyrihut ishin diku rreth 35-40 studentë shqiptarë që studionin, ndërsa sot janë me qindra, shkruan albinfo.ch.
“Studenti”, i themeluar atëbotë, vazhdon punën duke sjellë një frymë të re dhe më aktive.
Së fundmi, kjo shoqatë ka zgjedhur kryesinë e re studentore.
Eleonit Smajli dhe Hysen Iseni u zgjodhën presidentë të kësaj shoqate, ndërkohë për financa, Hana Çeku.
Sa i përket IT i përzgjedhur është Albin Mamuti, ndërsa për Mediat Sociale, Flakë Haziri.
Menagjim eventesh: Rilind Sulja & Krenar Sherifi dhe komunikim, Diellza Hyseni.

