31-vjeçari Henri Cammiade është i njohur në kazino – rregullisht luan bixhoz me mijëra.
Por nata e tij ishte ndryshe në janar të vitit të kaluar. Ai i tha gazetës “NZZ” se humbi më shumë se 100,000 franga brenda pak minutash – dhe më pas shkoi me veturë përsëri në banesën e tij për të marrë më shumë para.
Gjatë gjithë mbrëmjes, ai shkoi për para katër herë, përcjell tutje albinfo.ch.
Ai pretendon se kazino ka shkelur detyrën e saj të kujdesit pasi kazinotë kanë detyrimin të ndalojnë njerëzit nga humbjet e mëdha.
Një zëdhënës i kazinos thotë se ata i ndalojnë njerëzit me një problem të dukshëm të lojërave të fatit.
Cammiade thotë se ai dëshiron të shkojë në gjykatë për të detyruar publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për të provuar fjalën e tij.