Kostoja e jetesës në Cyrih është jashtëzakonisht e lartë e jetesës nuk përfshin zakonisht ujin e ngrirë, përcjell albinfo.ch.
Përveç nëse porosisni një pije në akull në hotelin luksoz Storchen në Cyrih, ku një kub akulli kushton 1 frang.
Hoteli shpjegon se kubat e tij të akullit nuk janë vetëm më të mëdhenj se ato të zakonshëm dhe shkrihen ngadalë, “duke zgjatur kështu kënaqësinë e pijes”, por, mbi të gjitha, secili është zbukuruar me logon e lejlekut (“Storchen” në gjermanisht do të thotë lejleku).
Prandaj çmimi përcaktohet nga procesi i prodhimit: “Kur bëhet një porosi, kubi i akullit stampohet me logon tonë me dorë në lokal”.