Rreth 70 banesa në Samstagern (Cyrih) janë evakuuar natën e së martës si një masë paraprake për shkak të një zjarri në një parking nëntokësor, i vendosur në një kompleks banimi. Askush nuk është lënduar, është bërë e ditur nëpërmes një deklarate të policisë kantonale të Cyrihut.
Për arsye ende të panjohura, një makinë është djegur plotësisht në parkingun nëntokësor. Automjete të tjera si dhe instalimi elektrik i parkingun u dëmtuan gjithashtu.
Shuma e dëmit pritet të arrijë në disa qindra-mijëra franga, sipas policisë. 90 persona janë detyruar të shpërngulen, por pas dy orësh janë kthyer sërish në shtëpitë e tyre.