E premtja me shumë njëshe ishte me të vërtet me fat për një qytetar të kantonit të Cyrihut, i cili kishte fituar preminë kryesore të lojës “Milion Loto”. Fatlumi nga Cyrihut kishte qëlluar të gjithë 7 numrat duke fituar jo më pak se 84 milionë franga.
Kombinimi i tij me fat ishte: 1, 4, 18, 23 dhe 30, dhe dy numra plotësues 3 dhe 7
Tiketa e “Swisslos” me numrat fitues është luajtur të premten pasdite në orën 15,51 në një qendër tregtare. Ai kishte plotësuar vetëm dy kolona të tiketës loto duke paguar vetëm 8 franga.
83 979 625,35 franga është premia më e larta që ka shkuar ndonjëherë në pjesën gjermane të Zvicrës. Vetëm një portugez kishte fituar më shumti në Zvicër. Ai në vitin 2005 kishte kapur preminë prej 99 milionë frangash