Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ka ndërmarrë edhe një aksion humanitar.
Këtë herë, ajo ka befasuar 27 fëmijë, duke i dërguar në plazh, siç ka thënë ajo, për herë të parë, përcjell albinfo.ch.
“Sot ishte një ditë e mbushur me lumturi dhe gëzim. 27 fëmijë të moshave 5-13 vjet e panë plazhin dhe notuan për herë të parë në jetën e tyre”, ka shkruar Çunmulaj më Instagram, teksa ka bashkangjitur edhe një foto nga Velipoja.
Çunmulaj ka thënë po ashtu se shumica e këtyre fëmijëve janë prej atyre që marrin kujdes nga shoqata Fundjavë Ndryshe.
Çunmulaj njihet për aktivitetet e saj me karakter bamirës në trojet shqiptare.