Është ndarë nga jeta gjatë paradites së sotme vajza e aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi vdekjen e saj, derisa në mediat vendore u raportua se ka ndërruar jetë nga mbidoza, përcjell albinfo.ch.
E ndjera ishte me profesion aktore, njëlloj si babai i saj.
Çun Lajç i ka dedikuar disa vargje prekëse të bijës së ndjerë në rrjetin social “Facebook”.
Poezia
“A këputet peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri”