Skip to content

Crvena Zvezda mund të luajë në Kosovë, vendos FIFA

Mediet serbe shkruajnë se FIFA ka intervenuar në krah të Serbisë që Crvena Zvezda të luajë në Kosovë

Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën, derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan.

“Më 20 shtator shtëpia botërore e futbollit, FIFA, e ka informuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, se ka tërhequr kërkesat e institucioneve të sigurisë të Kosovës që i ndalojnë klubet nga territori i Serbisë të luajnë në ‘provincën jugore’”, thuhet në mediumin serb “telegraf.rs”, raporton Zeri.

“Vendimi, që ka ardhur nga zyrat e FIFA-s, automatikisht nënkupton që ndeshja e Kupës së Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të luhet më 5 tetor në Kosovë”, shkruan më tej ky medium, përcjell albinfo.ch.