Duke qenë se dendësia e mjegullës që ka rënë në një pjesë të vendit nga mbrëmë ende po vazhdon të jetë e tillë, ka ndikuar që edhe oraret e fluturimeve dhe aterimet e tyre të ndryshojnë.
Sipas informacioneve nga faqja e aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, dy aeroplanë mbrëmë ende nuk kanë ateruar, deri sa në orën 21:50 sipas orarit të rregullt aeroplani i kompanisë Pegasus, që ishte nisur nga Stambolli, do ta kishte bërë zbritjen.
Po ashtu edhe ai i kompanisë Enter Air që ishte nisur nga Verona ka mbetur pa ateruar, derisa sipas orarit lëshimin do të kishte bërë në orën 19:45, përcjell Indeksonline.
Në anën tjetër, aeroplani i kompanisë Tuifly ku udhëtarët po vinin nga Bazeli, është dashur të kthehet sërish, si pasojë e mjegullës, ndërsa transferi do të bëhet nesër, përcjell albinfo.ch.
