Cristiano Ronaldo te Juventusi, nuk është më vetëm lajm spekulues i verës, por që mund të realizohet shumë shpejt dhe në favor të kampionit të Italisë.
Të gjitha mediat e respektuara evropiane shkruajnë për largimin e Ronaldos dhe kalimin e tij te “Zonja e Vjetër”, dhe me këtë është pajtuar edhe ekipi i tij, Real Madridi.
“Mbretërit” do ta lëshonin Ronaldon për 100 milionë euro, që do të ishte një çmim i mirë për Realin, me portugezin që ka mbushur 33 vjet. Te Juventusi ai do të përfitonte 30 milionë euro në sezon, që është kërkesa e portugezit.
Deri më tani asnjë zyrtar nga të dyja klubet nuk ka konfirmuar, por as nuk ka mohuar lidhjen e Ronaldos me kalimin në Torino.