“Credit Suisse” ka mbyllur vitin financiar 2012 me një fitim neto prej 1.48 miliard franga. “Credit Suisse” (CS) për të përmirësuar profitabilitetin do të vazhdojë me kursimet.
Deri në fund të 2015, “Credit Suisse” do të reduktojë kostot deri 4.4 miliardë franga. Në verë, banka ende peilte e kursimeve në shumën prej 4 miliardë franga.
Vitin aktual financiar, kostoja e kursimeve do të jetë mbi 200 milionë franga.
Në tremujorin e katërt, Credit Suisse ka fituar më mirë se në tremujorin e kaluar. Të ardhurat neto u rriten prej 254 në 397 milionë franga, thuhet në komunikatën e bankës. Vitin e kaluar, banka në fjalë kishte shkuar në humbje në tremujorin e fundit për 637 milionë franga.