Cramon: Zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer
0 Likes0 Share
Serbia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 3 prill. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 59.8 për qind të votave. Për procesin e zgjedhjeve ka reaguar eurodeputetja Viola von Cramon. Përmes një shkrimi në Twitter ka […]
Serbia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 3 prill.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 59.8 për qind të votave.
Për procesin e zgjedhjeve ka reaguar eurodeputetja Viola von Cramon.
Përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer.
“Zgjedhjet serbe demonstruan zhvillime pozitive, pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të etur për të marrë pjesë. Serbia do të ketë sërish një Parlament pluralist dhe të larmishëm. Megjithatë, zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta”, tha ajo.
Ndërkaq, pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, Cramon ka kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.
? physical assault on @PavleGrbovic & election controllers of the @nedavimobgd as well as the closing down of the Election Commission #RIK on the election night, publishing neither preliminary results nor voter turnout, indicate the impossibility to have a free and fair choice!