Kandidati demokrat për president të SHBA-vsë, Cory Boooker, ka bërë të ditur se do t’i japë fund fushatës pas rezultateve dëshpëruese nëpër sondazhe, shkruan Klankosova.
Senatori nga Nju Xhersi ka dështuar të kualifikohet për debatin e ardhshëm mes demokratëve që do të mbahet në Ajoa të martën.
Booker është konsideruar si yll në rritje në partinë e tij, mirëpo nuk ka arritur të fitojë mbështetje të mjaftueshme.
Tani janë 12 demokratë duke garuar për të fituar pozitën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Klan Kosova.
“Sot po pezulloj fushatën time për president me të njëjtin frymë që e kam nisur”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.