Zinxhiri i supermarketeve “Coop” i ka kërkuar falje një klienti, i cili u ndalua nga një menaxher i dyqaneve, pasi po blinte shumë kroasantë.
Ishte ditëlindja e klientit dhe ai mendoi të blinte për të gjithë kolegët në zyrën e tij. Pra, ai zgjodhi rreth 20 kroasantë, përcjell albinfo.ch.
Menaxheri i tha atij se nuk mund të blejë kaq shumë, por klienti thotë se menaxheri ishte agresiv.
Një zëdhënës i zinxhirit të supermarketeve thotë se është më mirë të vendoset një urdhër paraprak, pasi dyqani është i vogël dhe i projektuar për ata që dëshirojnë të bëjnë një blerje të shpejtë.